Eksperiencë · Stil · Kujdes
Berber në Komuna e Parisit, Tiranë. 9 vite eksperiencë në Angli. Fade, beard, prerje moderne — rezervo tani.
Barber Shop Nano u themelua nga Nano, berber me 9 vjet eksperiencë profesionale të fituar në Londër, Angli. Pas vitesh pune në sallone ndërkombëtare, vendosi të kthehej dhe t'i sjellë standarde europiane direkt në Komuna e Parisit, Tiranë. Çdo prerje është punë precize — jo thjesht një shërbim, por kujdes i vërtetë ndaj stilit tuaj.
Shumica e berberëve të Tiranës ofrojnë të njëjtën gjë: shpejtësi dhe çmim të ulët. Nano ofron diçka tjetër, precizion, produkte të vërteta dhe një atmosferë ku ndihesh mirë. Ky është ndryshimi mes një qethje dhe një eksperience.
Nano specializohet në fade, skin fade, crop dhe stilime klasike — teknika që kërkojnë dorë të trajnuar dhe njohje të mirë të formave të fytyrës. Çdo klient trajtohet individualisht, sipas stilit dhe preferencës personale.
Ndodhemi në Rruga Nikolla Nishku 4, Komuna e Parisit, Tiranë, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Lehtë i arritshëm, me parkim të lirë në afërsi dhe ambient të qetë brenda.
Për modelimin e mjekrës, Nano përdor teknikën e razor shave dhe produkteve të linjës profesionale,rezultat i pastër, linjë e saktë dhe mbajtje afatgjatë. Ideal si shtesë pas qethjes ose si shërbim i pavarur.
Trajtimi i fytyrës në Nano nuk është thjesht maskë por është rutinë e plotë skincare për burra: pastrim i thellë i poreve, peelingim dhe hidratim me produkte premium të importuara, të zgjedhura sipas tipit të lëkurës.
Me 16 vlerësime 5 yje në Google dhe mbi 1,000 klientë të kënaqur, Barber Shop Nano është zgjedhja e banorëve të Komuna e Parisit dhe klientëve nga e gjithë Tirana që nuk pranojnë kompromis në cilësi.
Çdo shërbim i kryer me precizion dhe produktet më të mira në treg.
Na dërgo një mesazh në WhatsApp dhe konfirmojmë takimin tënd brenda minutash.
Dërgo Mesazh në WhatsApp068 500 3200